Foto ilustruese

Kronikë

Mashtrim dhe Falsifikim, në pranga 2 persona të shpallur në kërkim në Durrës

29 Shtator 2021, 09:13| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 09:15

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 51-vjeçari Saimir Aliu, banues në Durrës i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”.

Saimir Aliu ishte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 6 muaj burg.

Në pranga është vënë edhe 52-vjeçari N.K, banues në Durrës, i shpallur me herët në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Fshehja e të ardhurave", me masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?