Masë elektrike në një banesë, përfshihet nga zjarri shtëpia dykatëshe në Gjirokastër (VIDEO)

13 Janar 2022, 10:59| Përditesimi: 13 Janar 2022, 11:29

  • Share

GJIROKASTËR- Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë dykatëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Report Tv, zjarri dyshohet ketë “shpërthyer” nga një masë elektrike në depon e banesës, ku edhe mbaheshin materiale të ndryshme dhe dru zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll, ndërsa fatmirësisht përveç dëmeve materiale në banesën e Ermal Çanit nuk është raportuar asnjë i lënduar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?