Leo Varadkar

'Masat ndaj Kosovës të hiqen, Asociacioni duhet themeluar', Varadkar: Keni përkrahjen e Irlandës për t'u bërë pjesë e KE

11 Janar, 12:10| Përditesimi: 11 Janar, 12:11

  • Share

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë e ndërsa ditën e sotme ka takuar kryeministrin Albin Kurti ku dhe kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. 

Varadkar tha gjatë fjalës së tij se Irlanda beson se masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe demokratike në veri dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashti ai tha se Asociacioni nuk duhet të jetë një mikro-shtet.

“Qëndrimi i qeverisë irlandeze është që besojmë se masat kufizuese që janë vënë ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që ia kam treguar edhe kryeministrit zyrtarisht”, tha ai në konferencën e përbashkët për media.

Kryeministri irlandez tha se kryetarët e komunave veriore duhet t’i përfaqësojnë njerëzit që jetojnë atje.

“Dhe është shumë me rëndësi që kryetarët e komunave të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato zona. Dhe dua ta shoh Asociacionin që po themelohet, mirëpo kjo duhet të bëhet në koordinim të atyre zonave dhe nuk dua të shoh të krijohet një mikro-shteti brenda Kosovës. Kjo nuk do të jetë diçka që do të ishte e dobishme për të ardhmen”, tha Varadkar.

Kreu i qeverisë irlandeze përmendi gjithashtu se me Kurtin kanë diskutuar për thellim të raporteve në mes të dy shteteve, derisa ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkim Evropian dhe Këshill të Evropës. Ai tha se më shumë kënaqësi do të japë përkrahjen e tij që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës gjatë vitit 2024.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?