Masat kundër COVID/ Sërish të pabindur në rrugë, Policia gjobit 729 persona për maskën, 7 përfundojnë në komisariat

27 Nëntor 2020, 13:03| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 13:12

  • Share

Vijojnë masat administrative të policisë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat e marra nga autoritetet për të luftuar COVID.  

Përmes një njoftimi policia e Shtetit bën me dije se ka gjobitur 729 qytetarë me nga 3 000 lekë për mos vendosje të maskës.

Ndërkohë që  ka pasur nga ata qytetarë që nuk i kanë treguar dokumentin identifikues efektivëve në momentin e kapjes pa maskë, gjë e cila ka bërë që të shoqërohen në komisariat për t’u lënë më pas të lirë.

Ndërkohë që ditën e djeshme policia njoftoi më pak të gjobitur për 24 orë. U mor masa ndaj 659 qytetarëve të cilët nuk kanë mbajtur maskë jashtë ambienteve të shtëpisë.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?