Masat kufizuese, reagon kreu i Shoqatës së Bareve e Restoranteve: Mbyllja na dëmton, do reduktohen stafet (VIDEO)

11 Nëntor 2020, 19:49| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 20:23

  • Share

Një mbyllje e dytë do i kushtjë sërish bareve dhe restoranteve. Që sot, pas orës 22:00 nuk do të ketë më asnjë bar dhe restorant hapur. Gjatë një intervistë për ReportTv, kreu i bareve dhe restoranteve Enri Jahaj shprehet se de jure është një mbyllje në 22:00 por de facto do të nisë që në 21:00.

 “De jure është ora 22:00 se defacto është orari 21:00 sepse klienti i fundit do të dalë në orën 21:30, stafi duhet të dali në atë orë që duhet të kapi mjetet e transportit publik. Që do të thotë është një varg masash që nuk janë bërë të qarta dhe ndoshta mund të jetë lënë si pikë e dyshimtë, nuk po e marrim që mund të jetë keqdashje. Por nga ana tjetër mund të themi që turni i dytë i joni del jashtë loje. Kështu që nëse do punojmë vetëm me një turn ne jemi që jemi të prekur në këtë kohë. Jemi me 30% të kapaciteteve të xhiros së munguar”, u shpreh Jahaj.

“Ne po mundohemi që të kemi një menaxhim sa më të mirë që të mos vritemi shumë pavarësisht se kjo situatë të vret goxha. Kjo mbyllje e dytë pas orës 22:00 do ndikojë jashtëzakonisht shumë por ne të paktën me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë do vazhdojmë të mbajmë protokollin e saj., tha Llapanji.

Personat që do të dalin pas kësaj fashe orari pa ndonjë arsye specifike ose leje do të gjobiten. Sërish do të zbatohet plani i masave ndëshkuese të aktit normativ. Gjithashtu, do të përballemi me një numër të lartë të efektivëve të policisë si dhe agjentëve civil ku do të bëjnë ndërgjegjësimin e personave jashtë kësaj fashe orari.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 12/11/2020 08:37

    T'i kishit menduar me perpara keto probleme. Ne bllok dukej sikur ishim ne mes te mireqenies, dhe as nuk e llogarisnin virusin. Vendoset nje shishe me dezinfektant duarsh te dera ju dhe menduat se ia hodhet. Tavolinat ishin aq afer sa me shume degjohej biseda e tavolines tjeter se ajo e tavolines ku mund te ishe ulur.

    Përgjigju
  • Ardi: 12/11/2020 08:06

    Po ca po flet ore plehrë, ankoheni ju që dhe nga një gotë ujë (caj gjasme) fitoni neto 1500_2000 3000 lekë, ju që tallni bythën me rrogat e kamarierve.

    Përgjigju
  • Zana: 12/11/2020 00:59

    Bareve dhe restoranteve mire tju behet, sepse ne vend qe te hiqnin disa tavolina dhe te largonin ato sipas protokollit, nuk hoqen asnje tavoline dhe njerezit ishin ngjitur e ngjitur. Vendosni ndarese midis tavolinave, kurseni leket per 5 copa peciklas. I bete keq vetes tuaj, punonjesve tuaj dhe neve qe na pelqen te shkojme ne lokal, te pijme nje kafe apo te konsumojme nje birre. Duhet te zini mend e mos u beni te babezitur duke marr fitimin tuaj mbi shendetin e njerezve.

    Përgjigju
  • Kafe: 11/11/2020 22:40

    Mos more se na fiket... me shpenzime minimale per rroga e taksa dhe me fitime maksimale, u shqetesuat shume ju.

    Përgjigju
  • Ermal: 11/11/2020 21:18

    Per ca reduktim stafi kur 8 oreshi normal per kta punonjes asht 06-14 dhe 14-22,aq sa po tlejon shteti. Apo jeni mesu ju me i majt lokalet hapur deri n2 tnates edhe me e pagu stafin 150 mije lek ne muaj per 8 ore edhe pa sigurime ?

    Përgjigju
  • Dory: 11/11/2020 21:00

    Filloni te paguani sigurimet per stafin pastaj ankohuni per orarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?