Masat COVID/ Gjobiten 413 persona pa maska në rrugë dhe 5 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00

8 Janar 2021, 14:05| Përditesimi: 8 Janar 2021, 14:18

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 413 qytetarë të cilët u konstatuan në rrugë pa maska në kundërshtim me masat COVID.

Policia e Shtetit ka gjobitur qytetarët me 3000 lekë, shifër e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë ndëshkuar 5 qytetarë të cilët lëviznin pas orarit të kufizimit, 22:00. Ata u gjobitën me 10.000 lekë secili.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në biznese të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 biznes në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?