Foto e bërë më parë në Tiranë gjatë orës policore

Masat anti-COVID/ Sot dita e fundit e orës së re policore, nga nesër kufizimi i lëvizjes fillon në 22:00

4 Janar 2021, 07:51| Përditesimi: 5 Janar 2021, 07:50

  • Share

Sot është dita e fundit e rregullave të reja anti-COVID të vendosura nga Komiteti Teknik, për orën policore në 20:30.

Duke filluar nga nesër iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24  dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-22:00.

Ndërkaq kujtojmë se një tjetër vendim ishte dhe fillimi shkollës më 11 janar pas festave të fundvitit. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.

Në ditët e para të janarit, ka pasur një ulje të shifrave të COVID, por edhe të testimeve. Dje për 24 orët e fundit ministria raportoi se kanë nderruar jetë 3 qytetarë të moshave 65-81 vjeç duke e cuar në total numrin e viktimave  nga COVID në 1193 që prej rasteve të para të shfaqura në muajin mars. Viktimat ishin 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç. Numri i viktima është i ulët krahasuar me shifrat para Vitit të Ri.

Komento

Komente

  • Uinston: 04/01/2021 20:40

    Lajme te mira, racioni i cokollates u rrit me 20 grame!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?