Masat anti-covid shkelen 'me dy këmbë' në Kukës, prefekti: Ka neglizhencë të qytetarëve, lëvizin në grupe dhe pa maska (VIDEO)

21 Qershor 2020, 16:26| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 16:34

  • Share

As shtimi i rasteve të të infektuarve me COVID-19 dhe as rritja e kontrolleve të policisë për zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit, nuk i ka trembur qytetarët e Kukësit. Shumicën e qytetarëve i sheh në grupe pa distancë sociale me njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha pa maska.

Shqetësimi është ngritur edhe nga prefekti Zenel Kuçana kur thotë se ka një neglizhencë të qytetarëve në zbatimin e masave anti-COVID.

"Unë shoh një shkujdesje, në tregjet e shitjes, në markete, supermarket, në dyqane, në kafene në restorante. Realisht nuk janë masat e duhura, janë pa maska, pa doreza, jo gjithmonë dezinfektohet tavolina, jo gjithmonë dezinfektohet menuja që sillet dorë më dorë. Duhet të jemi korrekt për zbatimin e protokollit të ministrisë së shëndetësisë. Ka zëra, sepse tani sapo mbaruan dhe provimet e maturës, që do bëjnë mbrëmjen e maturës, jo dhe kjo nuk do të ndodhë, nuk ka festa nuk ka dasma. Edhe vakitë janë vetëm familjarët edhe askush tjetër", tha Kuçana.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?