Drejtoria e Policisë Korçë

Masat anti-COVID/ Organizuan festa dhe shkelën 'orën policore', gjobiten me nga 1 mln lekë 3 lokale në Korçë

26 Dhjetor 2020, 12:14| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 12:19

  • Share

Tre lokale janë gjobitur me nga 1 milionë lekë në Korçë pasi kanë shkelur Aktin Normativ për masat anti-COVID, pasi kanë organizuar festa në ambientet e brendshme dhe kanë zhvilluar aktivitetin pas orarit të lejuar.

Policia e Korçës njofton se 2 nga lokalet që janë konstatuar në paligjshmëri janë përgjatë Bulevardit "Republika" dhe 1 në Dardhë.

"Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7. Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", thuhet në njoftimin e policisë Korçë.

Kujtojmë që prej datës 24 dhjetor në vendin tonë ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit.  Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 - 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ. Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • korcari: 26/12/2020 12:45

    Po pushtetaret i kane ato nje eshte rragami i korces shoku i niko peleshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?