Foto ilustruese

Kronikë

Masat anti-COVID/ Nuk mbyllën lokalin në orarin e caktuar, gjobiten 7 administratorë në Vlorë e Sarandë

10 Korrik 2021, 12:59| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 13:26

  • Share

Shtatë administratorë lokalesh janë gjobitur nga Policia në Vlorë e Sarandë, pasi nuk shkelën orarin e përcaktuar për mbylljen.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ata janë gjobitur me nga një milion lekë secili, pasi mbajtën muzikën ndezur pas orës 22:00 dhe po ashtu vazhduan aktivitetin duke mos mbyllur lokalin, edhe pas orës  00:00.

Policia apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i bar 'Orange', kryeministri Edi Rama kërkoi nga Policia që të monitorojë zbatimin e masave anti-COVID nga lokalet, ndërsa tha se "pronarët e bizneseve në jug të vendit, janë bërë tutorët e policëve".


Lajmi kryesor:

Muzikë në lokal në Durrës pas orës policore, gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Noizy! Policia aksion edhe në Vlorë, Sarandë, Shëngjin, e pësojnë disa pronarë


Komento

Komente

  • Era: 10/07/2021 14:16

    Denimet e shkelesve te ligjit nuk behen me opinione por mbeshtetur ne fakte. Ka disa shkalle te gjyqesorit, kur nuk je i bindur se eshte vendosu drejtesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?