Meshë në Kishën Katolike në Tiranë

Masat anti COVID, mesha e Krishtlindjeve për katolikët do të mbahet brenda orës policore

20 Dhjetor 2021, 11:01| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 11:05

  • Share

Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet brenda orës policore, do të nisë në 21:30 dhe do të zgjasë deri në orën 22:30 për ti dhënë mundësi besimtarëve që të kthehen në shtëpitë e tyre brenda orës 23:00 kur nis dhe kufizimi i lëvizjeve.

Arqipeshkv i ri i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj nuk ka kërkuar leje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për lejimin e meshës së Kritshlindjeve përtej orës policore, për të respektuar masat e vendosura në pandemi, duke parë që situata nuk është drejt përmirësimit.

Edhe këtë vit gjatë meshës do të respektohen masat e vendosura në kuadër të pandemisë siç është mbajtja e maskës.

Besimtarët e krishterë, ortodoksë, katolikë e protestantë, kremtojnë të shtunën Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ky do të jetë viti i dytë radhazi që nën masa anti COVID do të zhvillohen kremtimet. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?