Masakroi nënën/ Burg për të birin me probleme mendore! Ish-gruaja kthehet nga Italia, kërkon t'i marrë kujdestarinë e vajzës (VIDEO)

10 Gusht 2020, 10:45| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 14:12

  • Share

Gjykata e Shkalles së Parë në Pogradec ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 44-vjeçarin me probleme mendore Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si "Lorja", i cili masakroi nënën në fshatin Buçimas të Pogradecit katër ditë më parë. I veshur sportiv me një bluzë të filmit të famshëm të animuar "Disquared", me pranga në duar dhe me maskën mbrojtëse për shkak të pandemisë së COVID-19 ai doli para organeve të drejtësisë në Pogradec për të marrë gjykimin për vrasjen makabre të nënës së tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi. Nga pamjet e siguruar nga Report Tv në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai duket i qetë i rrethuar nga tre policë. Gjykimi i Çekiçit u bë nga gjyqtarja Luljeta Kolonja dhe prokurori Gjergj Ceka, ndërsa po mbrohet nga avokati Sokol Mihali.

I qetë dhe pa shprehur pendesë,44-vjeçari ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia  pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjet të fortë të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44-vjeçari po i priste kokën.

Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojë për 44-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë. Avokati i caktuar kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t'i nënshtrohej ekzaminimit psikik për shkak të çrregullimeve mendore. Pasi ka dëgjuar argumentet e prokurorit të çështjes dhe mbrojtësit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Olsi Cekiçin, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtësit,i cili nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore,që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në dyert e gjykatës është parë edhe avokati i ish-gruas së të  Olsi Çekiçi, i cili do të kërkoje që kujdestarinë e adoleshentes ta marrë e ëma. Burime për Report Tv thonë se ish-bashkëshortja e tij pra nëna e 15-vjeçares është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.

Olsi Çekiçi njihet si person problematik në qytetin e Pogradecit dhe shumë herë është denoncuar pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme kundrejt nënës së tij, por ajo i ka tërhequr. Fqinjët e familjes  thonë se kishin frikë të dilnin në rrugë për shkak të tij sepse dihej që ishte me probleme mendore. Në psikiatrinë e Elbasanit, 44-vjeçari kishte një kartelë mjekësore, por sipas mjekut ai nuk pranonte të merrte mjekim. Olsi Çekiçi gjithashtu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar në më parë për drogë në Itali, Belgjikë e Greqi dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë në vend. 

Si ndodhi ngjarja? Ngjarja e rëndë e ndodhur katër ditë më parë në Bucimas të Pogradecit, nisi për një telefon, ku autori ka dashur të vrasë vajzën e tij në fillim, por ka ndërhyrë nëna e tij 70-vjeçare për të mbrojtur mbesën e mitur. Pas një konflikti verbal me të ëmën Firdes Çekiçi, ai ka rrëmbyer thikën nga kuzhina dhe e ka goditur atë. Më pas i ka prerë kokën me drapër dhe ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të autorit dhe vëllait të tij me probleme mendore.

Pasi kanë dëgjuar britmat e gruas 70-vjeçare, fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar në vend 44-vjeçarin. Gjatë arrestimit autori është gjetur me thikë në dorë dhe nuk ka bërë rezistencë, duke pranuar autorësinë. Në momentin që policia i është afruar ai u ka thënë atyre të largohen "pasi gjaku ishte me magji".

1597049405_5f2d1fdf9706efirdescekici.jpg

Viktima Firdes Çekiçi

Ora 12:28
Avokati kërkon 40 ditë kohë për ekzaminimit psikik të Olsi Çekiçit, por nuk paraqet asnjë provë që vërteton problemet mendore

Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojë për 44-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë. Avokati i caktuar kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t'i nënshtrohej ekzaminimit psikik për shkak të çrregullimeve mendore. Pasi ka dëgjuar argumentet e prokurorit të çështjes dhe mbrojtësit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Olsi Cekiçin, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtësit,i cili nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore,që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I qetë dhe pa shprehur pendesë,44-vjeçari ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia  pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjet të fortë të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44-vjeçari po i priste kokën.

Ora 11:45
Avokati i ish-bashkëshortes së Olsi Çekiçit në dyert e gjykatës, e ëma niset nga Italia për kujdestarinë e vajzës

Në dyert e gjykatës është parë edhe avokati i ish-gruas së të  Olsi Çekiçi, i cili do të kërkoje që kujdestarinë e adoleshentes ta marrë e ëma. Burime për Report Tv thonë se ish-bashkëshortja e tij pra nëna e 15-vjeçares është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.

Ora 11:29
Arrest me burg për Olsi Çekiçin, 44-vjeçarin me probleme mendore që masakroi nënën në Buçimas të Pogradecit

Olsi Çekiçi sot para gjykatës

Gjykata e Shkalles së Parë në Pogradec ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 44-vjeçarin me probleme mendore Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si "Lorja". Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?