Masakroi me sende të forta 40-vjeçarin dy ditë më parë në Berat, Gjykata jep masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin

17 Tetor 2022, 13:32| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 14:00

  • Share

BERAT- 30-vjeçari Sokol Tabaku ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë. Dy ditë më parë Tabaku masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini, pas një konflikti. I plagosuri ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, me dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.

Prokurori i çështjes Ledion Tema, pasi ka paraqitur të gjitha provat e nevojshme që e implikojnë Tabakun, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të tij dhe ka kërkuar për të masën e sigurisë "arrest me burg". Gjyqtarja Enetela Gjoni, pasi ka dëgjuar edhe pretendimet e avokatit mbrojtës, ka vendosur të vlerësojë "të ligjshëm" arrestimin e 30-vjeçarit Sokol Tabaku dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest me burg"  ,me afat 60-ditë.

Avokati i Tabakut Shuaip Syri ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa motra e të plagosurit kërkon drejtësi.

'Nuk e ka kryer veprën penale që dyshohet. Jo ai, ka qenë vetëm. Unë kam kërkuar të mos vlerësohet si i ligjshëm. Po ta kishte kryer veprën do ishte larguar. Ai e ka pasur shok atë po ajo familje ka probleme të tjera. Ai shoku i tij po lutet që mos të dënohet ky se e ka shok. Atij i urojmë shërim të shpejtë.'- tha avokati 

1666008013_TABAKU.jpg

Sokol Tabaku

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?