Masakrat e '43 e partizanëve
mbi italianët e vetëdorëzuar 

3 Qershor 2016, 08:30| Përditesimi:

  • Share
Fati tragjik i 129 karabinierëve italianë, të cilët ishin pushkatuar nga komunistët në vitin 1943 në Çcermenikë, vetëm për tu marrë rrobat e trupit, ishte një prej lajmeve më të bujshme në Shqipëri dhe Itali qershorin e 1993, teksa po diskutoheshin krimet e luftës.

Ngjarja kishte ndodhur pas kapitullimit  të Italisë dhe motivi i vrasjes ishte tmerrësisht mizor e banal, për përvetsimin e  veshjeve që u duheshin partizanëve.  Kjo masakër ishte dëshmuar në vitin 1993 nga Kadri Azis Hoxha, dëshmitar në ngjarje dhe pak ditë më vonë në Ccermenikë kishin nisur gërmimet për të kërkuar eshtrate  ushtarëve të masakruar.  Pas kësaj prokuroria e Barit kishte nisur hetimet për këtë ngjarje, duke ia bashkangjitur një tjetër hetimi, nisur më herët prej tyre, të masakrimit të 138 ushtarëve italianë, (edhe ata pas kapitullimit të Italisë) ndërsa marshonin drejt minierës së Selenicës.

Në koleksionin e Gazetës Shqiptare të vitit 1993, kjo ngjarje pasqyrohet me dy kronika, në nëjrën prej të cilave, shkruar nga gazetari italian Carlo Bollino përvecc dëshmisë së Kadri Hoxhës atëkohë 82 –vjeccar,  përmendet edhe një dokument arkivor, një trakt i Xhelal Staraveckës i cili kishte dëshmuar gjithë masakrën e ndodhur ën Ccermenikë. Këtë dokument e gjejmë sot në Arkivin Qendror të Shtetit, në fondin e Ballit Kombëtar, (dosja 13) ku ruhen një grup traktesh me autor  Xhelal Staraveckën, i cili dëshmonte krimet e komunistëve gjatë luftës, pas kalimit të tij  nga rradhët e Frontit në ato të Ballit Kombëtar.
Këtë dokument dhe dy kronikat e vitit 1993 botuar në dy numra të Gazetës shqiptare, i sjellim sot për lexuesit.  




Kronika 1
ELBASAN – Ishte një masakër, e sot 50 vjet më vonë, Italia kërkon t’i japë nder dhe drejtësi 138 karabinierëve të rënë në një pritë, ndërsa marshonin drejt minierave të Selenicës. Prokuroria e Republikës së Barit ka vendosur të hetojë për të identifikuar përgjegjësit e masakrës, të bërë “jo gjatë luftimeve, por në një akt terrori të vërtetë”, që është gjë tjetër nga lufta partizane e popullit shqiptar, që donte të çlironte atdheun e tij nga okupimi fashist. Akuza, e formuluar në moment, kundër të panjohurve, është për masakër: një faj që edhe sot pas kaq kohësh është i dënueshëm. Çështja penale është hapur nga Prokurori Carlo Maria Capristo që deri tani ka dëshminë e një qytetari shqiptar, dëshmitar i asaj masakre.

Është hera e parë që autoritetet gjyqësore fillojnë një hetim për krimet e luftës të kryera në Shqipëri, e mund të mos jetë i fundit.
     Një tjetër episod i zbuluar së fundi mund të përfundojë në shënjestrën e hetuesisë. Është historia, tepër e pamëshirshme, e 129 karabinierëve të udhëhequr nga Koloneli Giulio Gamucci e të masakruar “nën një diell të shkëlqyer tetori të 1943-it”, në një fshat pranë Elbasanit. Denoncimin e bëri Kadri Azis Hoxha, sot 82 vjeç, ish-komandant i një formacioni partizan, më vonë i burgosur për 27 vjet me urdhër të Enver Hoxhës. Kadriu i tregoi majorit Ciro Cantore, oficer i Komisariatit të Përgjithshëm për Nder të të Rënëve në Luftë, të Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, hollësitë e kësaj vrasjeje masive, duke treguar edhe vendin ku ndodhet gropa e përbashkët ku u varrosën karabinierët. Më 5 qershor, Cantone dhe njerëzit e tij do të fillojnë gërmimet në fshatin Fushë-Gurrë, pranë Elbasanit, në kërkim të trupave.

      Kadri Hoxha e quan atë vrasje të paligjshme: “Një mijë karabinierë u dorëzuan vullnetarisht në brigadën time, dhe unë së bashku me gjashtë partizanë të tjerë, i drejtuam nga formacioni i tyre ushtarak i Pishkashit në bazën tonë të Fushë-Gurrës së Orenjës. I pyetëm se cili donte të bashkohej me ne në luftën kundër gjermanëve dhe karabinierët e Gamucci-t, së bashku me 150 ushtarakë italianë të udhëhequr nga Koloneli Achile Rosito, e pranuan propozimin. Pastaj erdhi urdhri nga ana e Enver Hoxhës dhe e Mehmet Shehut për t’i vrarë: një urdhër i paligjshëm, sepse Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar Shqiptar kishte vendosur që, të gjitha forcat e huaja që ishin tërhequr dhe që kishin marrë pjesë në luftën tonë, do të konsideroheshin vëllezër armësh”.

     Por pse ndodhi ajo vrasje? Përgjigje jep një dokument ngjethës të cilin “Gazeta” e disponon dhe që ishte ruajtur në Arkivin e Partisë së Punës. Është rrëfimi i Xhelal Staraveckës, në atë kohë Komandant i Batalionit të 2-të të Brigadës I Sulmuese partizane, pastaj kaluar në radhët e Ballit Kombëtar. Ishte ai që kishte kryer vrasjen: “M’u dha urdhri të vras karabinierët, - shkruan Staravecka në traktin nr. 5 të vitit 1943, - sepse na duheshin rrobat e tyre ushtarake. Unë kam thirrur Kolonelin Gamucci duke i thënë se do ta shoqëroja atë dhe njerëzit e tij deri në Fushën e Burrelit. Pras rreth dy orësh rrugë në këmbë, i lidha, i ndava në pesë grupe dhe pasi i zhvesha lakuriq, i vrava. Unë personalisht kam vrarë 17. Ishte një masakër e tmerrshme: nuk mund të vendoset që të vritet një njeri vetëm për të veshur një tjetër”.
 
Kronika 2
“Afër Elbasanit u vra ai ushtari italian: merrni eshtrat e tij”
ELBASAN – Po gërmohet që prej tre ditësh në fushat e Çermenikës në kërkim të 129 karabinierëve italianë të masakruar nga njerëzit e Mehmet Shehut më 1943. Komisioni i zyrës “Onor Caduti” i Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, drejtuar nga majori Ciro Cantone, po zbaton një sërë gërmimesh duke u përpjekur të lokalizojë gropën e përbashkët në të cilën u groposën karabinierët e grupit “Gamucci”, të vrarë nga një togë ekzekutimi për të vjedhur uniformat e tyre. Një ngjarje e treguar nga ish-komandanti partizan Kadri Hoxha dhe e quajtur nga ai vetë “mizore dhe e paligjshme”. “Karabinierët ishin dorëzuar, - tregoi Hoxha, - dhe për këtë duhej të mbroheshin nga partizanët e jo të masakroheshin”. Por, me gjithë dëshmitë e shumta të mbledhura, gropa e përbashkët akoma nuk është zbuluar.

     Por marrëdhëniet midis ushtarëve italianë të mbetur në Shqipëri pas armëpushimit dhe popullit shqiptar, janë dalluar gjithmonë – me përjashtim të rasteve të veçanta – nga një ndershmëri e madhe. Kështu, vazhdojnë akoma të mblidhen tregimet nga qytetarët shqiptarë që me sinjalizimet e tyre, kanë për qëllim gjetjen e trupave të ushtarakëve italianë të varrosur këtu larg atdheut të tyre.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?