Pamje nga ,masakra me 8 viktima, në qendrën tregtare në Teksas

Masakra në qendrën tregtare në Teksas, 8 viktima, mes tyre edhe një djalë 3-vjeçar me prindërit e tij

9 Maj 2023, 09:02| Përditesimi: 9 Maj 2023, 09:13

  • Share

Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në Teksas, ku një person i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare, ku disa nga viktimat ishin një familje me 3 perosona.

Një djalë tre vjeçar dhe prindërit e tij, dy fëmijë të shkollës fillore dhe një inxhinier i ri nga India janë viktima të sulmit me armë zjarri në Teksas të shtunën.

Mes viktimave të shkaktuara nga masakra tronditëse, ishte edhe një familje, e cila u shua nga masakra e tmerrshme që tronditi vendin.

James Cho vdiq së bashku me prindërit e tij Cho Kyu Song, 37 vjeç dhe Kang Shin Young, 35 vjeç, ndërsa vëllai i tij gjashtëvjeçar u plagos, por mbijetoi.

Ata kishin shkuar në qendrën tregtare Allen Premium Outlets për të shkëmbyer rrobat që djali i tyre gjashtë vjeçar kishte marrë si dhuratë për ditëlindje disa ditë më parë dhe pasditja që duhej të ishte e mbushur me dritë, dashuri dhe festë për familjen Cho, për fat të keq u ndërpre nga masakra masive me pushkatime.

Gjithashtu nga ky sulm u vranë edhe nxënëset e shkollës fillore Daniela dhe Sofia Mendoza, të cilat ishin motra. Nëna e tyre, Ida, mbetet në spital në gjendje kritike.

Aishëarya Thatikonda, një inxhiniere 27-vjeçare nga India, u vra gjithashtu gjatë një vizite në qendër me një mik, si dhe rojen e sigurisë Christian LaCour, 20 vjeç.

Të hënën në mbrëmje, autoritetet e Teksasit identifikuan viktimën përfundimtare, një mashkull 32-vjeçar i quajtur Elio Cumana-Rivas.

Nga sulmi autori 33-vjeçar, Mauricio Garcia, u qëllua për vdekje nga një oficer policie pasi nuk ndaloi të shtënat në drejtim të qendrës tregtare. Garcia kishte gjithashtu një pistoletë dhe më shumë armë dhe municione u gjetën në makinën e tij.

Hetuesit thanë se ai mund të ketë pasur lidhje me ekstremin e djathtë, pasi ne veshjen e tij ai kishte shkronjat RWDS, që do të thotë "Right Wing Death Squad", që besohet të jetë një grup neo-nazist

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?