Masakra me helmimin e qenve në Lezhë, Bashkia asnjë strategji për trajtimin e tyre! Në buxhetin e 2022 një fond i posaçëm për rehabilitimin e qenve endacakë

8 Shkurt 2022, 17:37| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 18:18

  • Share

Qentë e rrugës teksa lëvizin kope në qendër të Lezhës përbëjnë kërcënim për qytetarët, të cilët shpesh kanë rënë pre e kafshimeve.

"Janë shumë problem, u turren fëmijëve", thotë një qytetar.

"Problem janë, unë i kam frikë", shprehet një tjetër.

Përballë këtij shqetësimi në rritje, Bashkia e Lezhës ka gjetur rrugën më të shkurtër, duke helmuar masivisht qentë, që tashmë shihen të japin shpirt në shëtitore e lulishte.

Zyrtarisht vendorët nuk prononcohen, por jashtë kamerave thanë se nuk kanë trajtuar asnjëherë kafshët e rrugëve. Burimet shprehen se në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar një fond i posaçëm për sterilizimin dhe rehabilitimin e qenve endacakë. E deri atëherë, qytetarët do të përballen me këtë shfaqje të shëmtuar dhe mbi të gjitha të jashtëligjshme.

"Mirë është të marrë masa bashkia, se nuk vriten. Të grumbullohen diku e të rehabilitohen, por jo të vriten", shprehet një qytetar.

Kjo problematikë është hasur më herët dhe në Korçë e Vlorë, ku institucionet vendore nuk kanë asnjë strategji dhe as fonde për trajtimin e kafshëve të rrugëve ndaj përfundojnë në eliminimin e tyre. Ky veprim përveçse mizor është dhe antiligjor, pasi në kodin penal parashikohet dënimi deri në 3 vite burg për vrasjen e kafshëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/02/2022 22:21

    Shpresoj shume ti ndodhe e njejta gje atij apo atyre qe i kane helmuar bastarde te pashpirt egersira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?