VIDEO/ Masakra me 3 gra të vrara në Tiranë, lihet në burg Dan Hutra! ‘Vrasësi serial’ asnjë shenjë pendese: Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem

4 Mars 2023, 09:45| Përditesimi: 4 Mars 2023, 15:26

  • Share

TIRANË- Teksa dy familje kanë hapur dyert e mortit për 3 gra të vrara nga vrasësi serial Dan Hutra, ekzekutori ka shkuar sot para Gjykatës, i qetë, i ftohtë, ndoshta edhe krenar për atë që e quan “larje hesapesh”.  Teksa u njoh me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, pa u shqetësuar ai tha se jo vetëm që nuk është penduar po edhe nëse do kishte mundësinë do e bënte prapë! Hutra i ka parnuar të gjitha akuzat dhe ka pranuar sërish se gjithçka e ka pas planifikuar

“Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem”- tha ai.

Pasi i masakroi familjen ish gruas së tij Elena Hysa në Paskuqan, Hutra e ‘justifikoi’ aktin e tij monstruoz duke i kërkuar sistemit të drejtësisë që të mos të fusë në burg persona sipas tij të pafajshëm. Ai pretendon se është futur pa arsye në burg për dhunë në familje, kallëzuar nga ish gruaja e tij Elena Hysa.

"I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm  pasi ndodhin masakra te tilla.”- tha ai.

Edhe për vrasjen në Kamzë te Etleva Kurtit, Hutra nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese. Sipas tij, vëllai i viktimës, Vladimir Kurti kishte tentuar ta helmonte në burgun e Drenovës dhe prandaj vendosi t’i vriste motrën me tre plumba në oborrin e shtëpisë së saj.

Dan Hutra shihte kamerën e mediave në sy, teksa filmohej si një ndër njerëzit më të rrezikshëm, që ekzekutoi pa mëshirë tri gra, për ato që ai i quante “hesapet e tij”. Ajo që u dallua teksa ndodhej në kafazin e qelqtë, ishin edhe njollat e gjakut në bluzën e tij (ende të veshur që nga dita e tmerrshme e masakrës) të grave që u mori jetën padrejtësisht. 

Seanca për caktimin e masës së sigurisë për Dan Hutrën u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u lejua prania e medias. Asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen e 40-vjeçarit, çfarë ka detyruar gjykatën të caktojë një avokat kryesisht për të vijuar seancën e masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar të lihet në burg në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa dyshimet janë që ai të ketë kryer edhe krime të tjera në periudhën që ka qenë i lirë, për të cilat organi i akuzës ka nisur të kryej verifikime.

Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik, i cili me plumbat e kallashnikovit u mori jetën 3 grave të pafajshme dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë. Dan Hutra, një ish- i dënuar për vrasje, u arrestua pas rreth 7 orësh në arrati pranë landfillit të Sharrës, i armatosur me kallashnikov.

Dinamika e ngjarjes, si i ekzekutoi 3 gra Dan Hutra:

Mesditën e së mërkurës së 1 marsit në orën 12:15 duke i dhënë një makine “Benz” të zi me targë AA 531 UK, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit” dhe ka plagosur me thikë ish të dashurën e tij Marjana Gurakuqi. Kjo e fundit nuk denoncoi paraprakisht në polici, çka pasoi edhe vrasjet e pandalura të Hutrës.

Më pas, me nxitim dhe me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra është nisur drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe. Vrasësi i pandalur është futur brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tyre pa menduar se kë merr para. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.

Masakra ka vijuar edhe më tej. Ky vrasës i rrezikshëm i arratisur me makinën Benz të zi dhe armët e krimit në të, u drejtua drejt Kamzës, aty ku qëlloi me të paktën 3 plumba një tjetër vajzë, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Ishte vëllai i saj Vladimir Kurti që sqaroi në një telefonatë nga qelia, ka treguar se ka pasur një debat të ashpër me Dan Hutrën teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg, madje e kishte kërcënuar herë pas here se do i vriste motrën. Dan Hutra u kap 7 orë pas masakrës në zonën e Landfillit të Sharrës.

Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Mbetet mister si u lirua ky monstër.

Ora 11:44
‘I bëra me vetëdije të plotë’, çfarë deklaroi Dan Hutra para gjykatës: Etleva Kurtin e vrava se vëllai i saj tentoi të më helmonte në burg

1677927713_finalprojekt.01095424.Still018.jpg

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre 3 grave, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese në Gjykatë por ka deklaruar se gjithçka e ka bërë me vetëdije të plotë.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.

Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës, por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen. I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla”, ka deklaruar ai para gjykatës.

Ora 11:34
Dan Hutra ‘justifikon’ aktin monstruoz: I kërkoj drejtësisë të mos të fusë në bug njerëz të pafajshëm, se kështu ndodhin masakrat

1677922492_finalprojekt.01181617.Still027.jpg

Dan Hutra vijon të shokojë me përgjigjet e tij para Gjykatës. Ai e ka justifikuar aktin e tij monstruoz duke i kërkuar sistemit të drejtësisë që të mos të fusë persona sipas tij të pafajshëm. Hutra pretendon se është futur pa arsye në burg për dhunë në familje, kallëzuar nga ish gruaja e tij Elena Hysa. Kësaj të fundit i masakroi familjen në Paskuqan!

"I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm  pasi ndodhin masakra te tilla.

Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, s’e kisha prekur."- tha ai.

Ora 11:24
Vrau mizorisht 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Dan Hutra shokon para Gjykatës: Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem

1677922466_finalprojekt.01175508.Still026.jpg

Shokuese ka qenë përgjigja mizore e vrasësit serial, Dan Hutra i cili sot u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Ai tha se edhe sikur të ketë 5 dënime përjetë nuk do të pendohet për masakrat që kishte kryer.

“Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem”- tha ai.

Ora 11:17
Masakra me tre gra të vrara, Gjykata e Tiranës lë në burg Dan Hutrën! Asnjë shenjë pendimi nga vrasësi serial: E kisha planifikuar gjithçka

 

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dan Hutrën, i cili vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera në Tiranë. Hutra nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese para trupës gjykuese por ka thënë se kishte planifikuar gjithçka. 

Ora 10:54
Dan Hutra sillet në gjykatë, nuk shfaq asnjë pendesë! ‘Serial killeri’ shkon me bluzën e gjakosur që kishte veshur kur kreu masakrën e 3 grave të pafajshme

 

35-vjeçari Dan Hutra ekzekutori i pamëshirshëm i tre grave në Tiranë është shfaqur sot para Gjykatës pa kurrfarë pendese. Asnjë avokat privat nuk ka pranuar të marrë në dorë mbrojtjen e tij, po ashtu askush nuk është afruar t’i japë një bluzë tjetër autorit të krimit makabër. Ai është shfaqur në gjykatë me të njëjtën bluzë që ka kryer ekzekutimet dhe kjo është vënë re nga pikat e gjakut në bluzë në pjesën e xhepit para.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/03/2023 23:55

    /Sloppy job/ e bere nga ana e hetuesise dhe adm.e paraburgimit! Ajo bluze e gjakosur duhej marre si prove kriminalistike dhe adm.e burgjeve nuk mund t'i lere te paraburgosurit me veshjet e momentit te arrestimit.Ketu kemi te bejme me krim te rende,jo me nje pijanec te arrestuar per sjellje te pahijshme.

    Përgjigju
  • beni: 04/03/2023 18:39

    te ishte enveri nuk i kaloje 24 ore,,,,do e shihje veten ne litar...vritini familjen ketij kerme.....

    Përgjigju
  • Mario: 04/03/2023 17:19

    Vetem nje gje e rregullon kete, ata qe jane atje ne burg ta heqin qafe. Vetem ky denim i jep fund ketij monstre.

    Përgjigju
  • Emigrant: 04/03/2023 16:07

    Ka shum te drejt ky ceceni qe ben si gango Po sikur drejtoria e burgut te ngej nje trkendesh dhe te vari lakun per varje ca do thot ky trim

    Përgjigju
  • Crlo: 04/03/2023 15:31

    Mos e paragjykoni e mos e Dhani. Eshte njeri, ka Bere nje gabim shume te madh e do vuaj. Ana qenka I sinqerte, Edhe konkret. Se ka shume meshkuj qe rrine burgjeve, nuk shohin dot femijet e vet, sepse femrat I bejn lloj lloj inrigash. Edhe policia e prikurori e gjykata I japin te drejt vec femrave. Njerzit duhet te vleresohen njesoj, se kur I bie n qaf e nuk I le rruges, ja ca krimesh ndodhin e shkaterrohen shume familje. Ngushellime familjeve te viktimave.respekt per sinqeritetin e treguar Dan

    Përgjigju
    • Rolandi: 04/03/2023 22:10

      E vleresoj shume komentin

    • Mario: 04/03/2023 17:21

      Qenke vertet naiv. Ai eshte mesuar te manipuloj, sepse eshte vrases gjakftohte. Sinqeriteti i tij eshte manipulimi dhe vrasja.

  • Alb: 04/03/2023 12:33

    Taksapagusite kan me e majte me buke dhe drita edhe TV.

    Përgjigju
  • landi: 04/03/2023 12:33

    malok plere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?