Masakra në Kanda dhe Damien Sanderson

Bota

Masakra me 10 viktima në Kanada, autorët 2 vëllezër! Gjendet i vdekur njëri prej tyre, tjetri ende në kërkim

6 Shtator 2022, 09:56| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 10:27

  • Share

Damien Sanderson, një prej vëllezërve, autorë të masakrës në Kanada ku vdiqën 10 persona dhe 18 të tjerë u plagosën është gjetur i vdekur.

Policia kanadeze ka gjetur trupin e 31-vjeçarit në provincën e Saskatchewan të dielën.

Një oficer tha se Damien Sanderson kishte lëndime në trup që nuk dukeshin se ishin të vetëshkaktuara pa dhënë detaje të tjera. Ai u gjet në James Smith Cree Nation, një komunitet me populllësi vendase (indigjen) ku jetonin dhe shumica e viktimave të sulmit.

Ndërkohë autori tjetër, vëllai i tij Myles është ende në kërkim dhe përbën rrezikshëmari të lartë njofton policia.

Vëllai i tij 30-vjeçar gjithashtu mund të ketë pësuar lëndime dhe policia ka paralajmëruar banorët se mund të kërkojë ndihmë mjekësore, por nuk tha nëse ai ishte përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij.

Dy vëllezërit , Damien Sanderson dhe Myles Sanderson sulmuan me thikë persona rastësor  në  13 vende të ndryshme provincën e Saskatchewan ku si pasojë 10 persona hu,bën jetën , ndërsa 18 të tjerë u plagosën. Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të panjohura.

Shumë nga viktimat ishin banorë të James Smith Cree, shtëpia e rreth 2,000 njerëzve duke lënë të tronditur veçanërisht anëtarët e komunitetit indigjen të Kanadasë. Në Saskatcheëan u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Mediat kanadeze kanë identifikuar disa nga viktimat, megjithëse nuk janë dhënë detaje zyrtare nga autoritetet.

Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, autorët e sulmit

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?