Masakra e urrejtjes në Gjermani: Homazhe për viktimat në Portën e Brandenburgut dhe në tapetin e kuq të Bienale-s

21 Shkurt 2020, 10:07| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 10:57

  • Share

Në Gjermani, qindra njerëz u mblodhën në Portën e Brandenburgut në Berlin për të nderuar viktimat e masakrës që ndodhi dje në Hanau, një akt terrorist, i nxitur nga urrejtja, racizmi, nga ksenofobia e autorit, 43-vjeçari Tobias Rathjen, i cili madje kishte shkruar më parë edhe një manifest.

Në 24 faqe ai shprehte gjithë padurimin e tij për praninë e atyre të huajve që - sipas tij " po rrezikonin Gjermaninë" dhe që “duhet të shfarosen”.

“Le të marrim përgjegjësitë tona në politikë, në media dhe kudo në shoqëri. Le të kundërshtojmë privimin e dinjitetit të njerëzve ose të pakicave në vendin tonë”, - tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rathjen, një mbështetës i teorive të ekstremit të djathtë, një ditë më parë, me një makinë të errët u drejtua në qendër të Hanau dhe në dy lokale të frekuentuara kryesisht kreu masakrën e tij duke vrarë 9 persona. Më pas ai u kthye në banesën e tij ku vrau nënën dhe pastaj kreu vetvrasje.

Autoritetet ndërkohë po vazhdojnë hetimet me qëllimin për të zbuluar kontaktet që mund të ketë pasur autori i ngjarjes apo dhe bashkëpunëtorë të dyshuar.

Sulmi terrorist i Tobias Rathjen la në hije mbrëmjen inauguruese të Berlinale-s. Yjet e kinemasë dhe jo vetëm  bëni homazhe për viktimat me një minutë heshtje në tapetin e kuq.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?