Masa të reja anti-COVID, nga sot punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqiten me certifikatë vaksinimi

4 Janar 2022, 07:27| Përditesimi: 4 Janar 2022, 12:22

  • Share

Infektimet me COVID po vijojnë në vendin tonë çdo ditë ndërsa pas festave ekspertët presin rritje të rasteve pozitive. Nga sot do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nga data 4 janar punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t'u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në mungesë të saj, punonjësit mund të paraqiten me certifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.

Në ditët e fundit për shkak të përhapjes së virozave por edhe të gripit, të shumtë janë qytetarët që janë paraqitur të shqetësuar tek mjeku familjes prej simptoma të ngjashme me COVID.

Shumë prej tyre u janë nënshtruar testit të shpejtë por pjesa më e madhe kanë rezultuar negativ.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?