Foto ilustruese

Masa të reja anti-COVID, nga 2 janari shqiptarët mund të shkojnë në Malin e Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ

29 Dhjetor 2021, 15:59| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 16:17

  • Share

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja anti-COVID për hyrjen në Malin e Zi. Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri drejt Malit të Zi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

Gjithashtu kërkohet vërtetim se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?