Masa për arrestin e Berishës u shty serish, avokati: Kemi marrë provat, do të depozitojmë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares

28 Dhjetor 2023, 15:49| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 15:58

  • Share

Masa për Sali Berishën është shtyrë sërish, pasi sipas gjykatës iu është dhënë mundësi avokatëve mbrojtës që të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj, tha se afati për të depozituar kërkesën është tre ditë. Sipas tij ata sot kanë marrë provat me të cilat mendojnë se provohet njëanshmëria e gjyqtares.

‘Siç u njoftuam dje kërkesa për depozitimin për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej 3 ditësh... gjykata e shtyu deri në orën 12 të shtunën. Të shohim deri në atë moment se çfarë vendimi. Akoma nuk e kemi dorëzuar... sot kemi marrë provat pasi kërkesa nuk bëhet pa prova.. me provat që ne mendojmë që mbështesin përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares.’- tha Gjokutaj.

I pyetur nëse janë manovra për të zvarritur procesin, Gjoktaj tha: ‘Quajeni si të doni. Do të jem prezent të shtunën.’


Lajmi kryesor:

SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, GJKKO shtyn për të shtunën vendimin për Sali Berishën! Avokatët zvarrisin procesin me kërkesa të 'rrëzuara'


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?