Foto ilustruese

Masa ajrore të qëndrueshme, por të ftohta! Si parashikohet moti për ditën e sotme

25 Mars 2021, 07:40| Përditesimi: 25 Mars 2021, 07:41

  • Share

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i qëndrueshme, por i ftohtë.

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta mbi territorin shqiptar duke kushtëzuar kthjellime gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësira kalimtare shfaqen fillimisht në zonat përgjatë kufirit lindor dhe gradualisht gjatë pasdites përfshijnë të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke bërë që të vlerat ditore të luhaten nga -4 deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi kontinentin Europian, duke diktuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të tij. POR Brigjet e Detit të Zi dhe Europa Verilindore mbetet me vranësira dhe reshje shiu.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?