Martin Aliaj: Të ngresh një
model suksesi me përkushtim

24 Dhjetor 2015, 08:17| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Profesionin i kamarierit është kthyer në një trend për të gjithë të rinjtë që nuk sigurojnë dot një vend pune të qëndrueshëm. Në lokale, restorante, hotele dhe qendra tregtare kudo shikon të rinj dhe të reja që punojnë si kamariere. Vitet e fundit në Kryeqytet ka patur një numër të lartë të kërkesave për t’u orientuar drejt këtij zanati.

Këtë na e tregon më së miri Martin Aliaj, tek “The Funky Moustache” i cili njihet për recetat e tij fantastike dhe plot shije. Në një rrëfim për “Shqiptarja.Com” Martini na tregon hap pas hapi sfidat që ka hasur në këtë rrugëtim dhe arsyet se pse e nisi këtë orientim. “Si fillim e kam nisur si nevojë për punë dhe të ardhura, por pak nga pak duke marrë këshilla dhe duke parë reagimet e njerëzve ndaj shërbimit të mirë e përkthyer dhe në të ardhura më të mira fillova ta konsideroja si profesion dhe rrjedhimisht duke e perfeksionuar”, pohon Martini.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?