Martesa?! Psikologia: Institucion i rëndësishëm, por në venitje...(VIDEO)

18 Shkurt 2020, 12:11| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 13:42

  • Share

Martesa është një vendim i vështirë për t’u marrë, e aq më tepër në ditët e sotme kur individi është i prirur për tu përkushtuar më tepër drejt karrierës.

Megjithatë ende sot ka faktorë që të shtyjnë drejt martesës e jo domosdoshmërisht lidhet me atë që ndjen për personin e zemrës.

E ftuar në “Rreze Dielli” psikologia Manjola Baci ka folur pikërisht për këto faktorë, në mesin e të cilëve futet edhe familja e shoqëria të cilët të shtyjnë drejt zyrtarizimit në martesë të dashurisë.

Por psikologia sjell edhe një fakt deri diku shqetësues. Sipas saj, edhe pse martesa është një institucion i rëndësishëm, ajo po shkon drejt venitjes.

Kemi disa sinjale. Ne kemi statusin akademik, pra cdokush nga ne po shkollohet. Dhe në momentin që shkollohemi, shohim karrierën. I largohemi martesës, por jo përjetësisht. Mjafton ta duash, është aty, por në një të afërme jo shumë të largët ky institucion do venitet. Sepse shumë njerëz sot nuk e shohin veten më riprodhues, duan më shumë veten, por është edhe statusi ekonomik.Më parë këtë na e mundësonte burri, ndërkohë që sot femra duhet ti krijojë vetë.” shprehet psikologia.

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trid: 18/02/2020 18:15

    Normal qe po se sjane budallenj ata qe dhurojne fonde e ti marrin te tjere ne xhepat e tyre..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?