Martesa e tyre mori fund, pas deklaratës së ish-bashkëshortit, Britney Spears thyen heshtjen

19 Gusht 2023, 17:59| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 18:01

  • Share

Ish-bashkëshorti iranian, Sam Asghari, para një dite konfirmoi se i ka dhënë fund martesës me këngëtaren, Britney Spears, 41-vjeç. Por, së fundmi ajo ka reaguar përmes një videoje në Instagram ku shihet duke kërcyer, e cila ka lënë dhe një shkrim poshtë videos.

"Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë. 6 vite janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por nuk jam këtu për të shpjeguar 'pse' sepse sinqerisht nuk është puna e askujt!!! Por, nuk mund ta duroja më dhimbjen sinqerisht!!!", shkroi Britney.

Më pas në shkrimin e postuar ajo tregon se ishte përpjekur shumë të tregonte emocionet e saj se si ndihej ajo në të vërtetë, e cila shkruan se asaj i është dashur gjithmonë të fshihte dobësitë e saj.

Gjithashtu ajo vuri në dukje se postimet në rrjetet sociale mund të duken të përsosur, por janë larg realitetit.

"Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia!!!. Ty supozohet të të duan pa kushte ... jo me kushte !!!! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën time !!! Dhe në fakt po bëj shumë mirë !!! Gjithsesi kalofsh një ditë të mirë dhe mos harroni të buzëqeshni !!!", shkroi Britney.

Përmes një postimi të bërë 1 ditë më parë, Sam la të kuptohet se çfarë shkoi keq, duke shkruar:

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të gëzojmë ende dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?