Marsi muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, kaloi dhe rekordin e vitit 2016

9 Prill, 10:10| Përditesimi: 9 Prill, 11:24

  • Share

Marsi i këtij viti është marsi më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi meteorologjik i BE-së, Copernicus. Temperatura mesatare globale gjatë muajit të kaluar shkoi në 14,4°C, 0,73°C  në e lartë se me mesatarja e periudhës tridhjetëvjeçare 1991 - 2020 dhe  0,10°C krahasuar me rekordin e mëparshëm të marsit, atë të vitit 2016.

Muaji gjithashtu ishte 1,68°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e marsit të periudhës pesëdhjetëvjeçare 1850 - 1900, periudha referuese e epokës para-industriale.

Sipas Copernicus, marsi 2024 është muaj i dhjetë radhazi që renditet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

Temperatura mesatare e 12 muajve të fundit, nga prilli 2023 deri në mars 2024, është më e larta e regjistruar ndonjëherë, 0,70°C mbi mesataren 1991 - 2020 dhe 1,68°C mbi mesataren para-industriale.

Gjatë 12 muajve të fundit temperaturat mesatare globale kanë tejkaluar kufirin e 1,5°C mbi nivelet para-industriale (mesatarja 1850-1900) e vendosur nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 dhe nga Cop26 e Glasgoë-it e vitit 2021, shkruan la Repubblica.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?