Marshimi i 5-të kundër Homofobisë
Ja aktivitetet në kuadër të kësaj dite

25 Prill 2016, 19:03| Përditesimi:

  • Share
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, organizatat për të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do të organizojnë disa aktivitete.

Pedalimi i përvitshëm kundër homofobisë do të çelë edhe siparin e aktiviteteve. #Kurajo është edhe slogani që fton personat LGBTI që t'i bashkohen pedalimit, ndërsa mesazhi kryesor politik për këtë vit sipas organizatorëve, do të jetë ai i të drejtave të barabarta për familjet LGBT.

Një tjetër event simbolik në 14 maj, do të jetë lyerja e shkallëve të betonit para hyrjes së digës së Liqenit Artificial me ngjyrat e ylberit së bashku me grupin e ambientalistëve #PerPubliken.

Eventi do të fillojë në orën 18:00 dhe do të vijojë me një instalacion me qirinj me temën “Out of the Closet”.

Paraditen e 16 majit, aktivitetet do të zhvendosen në Vlorë ku me mbështetjen e Qendrës rinore të Vlorës, do të shfaqet dokumentari SkaNdal në Universitetin e Vlorës dhe do të vijojë me një diskutim të hapur.

Si çdo vit, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do të ndajnë edhe çmimet “Aleati i Vitit”, duke vlerësuar 10 personazhe/nisma, që kanë ndihmuar sadopak komunitetin LGBT në Shqipëri.

Këtë vit do të vlerësohen figura si Deëi van de Weerd – ambasadorja e Hollandës, Vullnetarët e “Peace Corps” për takimet informuese dhe edukuese në gjithë qytetet e Shqipërisë, Sonila Luzi – psikologe që ka punuar me disa raste kritike të personave LGBT, apo Monika Melyshi prind i një fëmije gej. Eventi do të mbahet në qendrën COD në ambientet e Kryeministrisë.

Aktivitetet do të vazhdojnë në 17 maj, me “Festivalin e Poezisë” gjatë ditës dhe një festë në mbremje në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut.

Aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë do të mbyllen në 20 maj me mbrëmjen e bamirësisë “Përqafo diversitetin, mbështet progresin”. Event i organizuar nga Streha, shelteri i parë rezidencial për të rinjtë e pastrehë të komunitetit LGBT. Mbrëmja gala do të zhvillohet tek Pallati i Brigadave.

Aleatët e Vitit
Deëi van de Weerd
Elvira Dones
Ola Bruko
Peace Corps
Alba Malltezi
Organizata Politike
Bojken Lako
Kristina Voko
Monika Melyshi
Sonila Luzi 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?