Ekskluzive, aktori i ‘La Casa De Papel’ flet shqip në emisionin ‘N’kohë’: Të dua Shqipëri! Rrëfimi i yllit të Netflix, për prapaskenat e serialit më të ndjekur në botë (VIDEO)

25 Dhjetor 2021, 21:09| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 21:17

  • Share

Nga detajet e prapaskenave te audienca globale, rrëfehet për herë parë aktori i “La Casa De Papel”, Luka Peros në emisionin ‘N’kohë’ në Report Tv.

Peros, i cili luan personazhin “Marsella” te seriali më hit i momentit “La Casa De Papel”,  ka provuar të flasië shqip. ”Të dua Shqipëri “ ka thënë ai gjatë intervistës me gazetarin Ermal Qori.

Gazetari: E di që je poliglot, dhe je njohës i mirë i 5 gjuhëve të huaja. A dëshiron të mësosh pak shqip?

Peros: Shkëlqyeshëm

Gazetari: Çfarë do të mësosh për shembull?

Peros: Asgjë të pistë, që të mos të më shohin dhe të thonë na shahu nga nëna

Gazetari: Nëse mund të përsërisësh me mua... I love Albania?

Peros: Të dua Shqipëri

Nëpërmjet lidhjes Skype, Luka tregoi marrëdhëniet me aktorët e tjerë të produksionit, që sot njihen në të gjithë botën, letrat e miliona ndjekësve dhe çfarë pritet të ndodh në vijim pas një rrugëtimi kaq madhështor, ekskluzivisht për emisionin “N’kohë”. 

Është hera e parë në Shqipëri që një aktor me famë ndërkombëtare dhe aq i ndjekur në të gjithë botën  siç është “La Casa De Papel” të japë intervistë ekskluzive për mediat vendase. Seriali “Money Heist” është një prodhim i gjigandit kinematografik Netflix, që ka thyer çdo rekord shikueshmërie në të gjithë botën.

Ora 21:15
Shqipëria dhe Kosova në ‘hartën’ e Netflix? ‘Marseja’ i ‘Money Heist’: Të dy vendet njihen nga shumë aktorë, marrin letra nga fansat

1640463538_Screenshot3.jpg

Edhe pse seriali “Money Heist” është kthyer në serialet më të ndjekura në botë dhe numri i fansave ka shkuar në miliona, aktori Luka Peros, i cili është pjesë e këtij rrugëtimi nën petkun e personazhit “Marseja” ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova njihen nga shumë aktorë në Netflix, pasi shumë letra fansash i shkojnë nga të dyja shtetet.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “N’kohë” në Report TV me gazetarin Ermal Qori, Peros tregon se ka dëgjuar shumë për Shqipërinë.

Gazetari: Përshendetje Z.Peros, gëzohem që ju shikoj. Po ju flas nga Shqipëria, së pari keni dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë?

Peros: Më falni??? Hajde tani, pyetja tjetër.(qesh)

Gazetari: Pra, çfarë dini për Shqipërinë? Më tregoni

Peros: Di që ka njerëz shumë të mirë, si edhe ushqim perfekt

Gazetari: Më lejoni t’ju them urime ty dhe të gjithë kastit të “La Casa De Papel” është e mrekullueshme dhe keni shumë fansa këtu në Shqipëri.

Peros: Po, kam fansa, marr letra fansash, në llogaritë e mia te mediave sociale nga kudo ne botë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?