Elsa Lila

‘Mars’ kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e RTSH-së’ i dedikohet periudhës së burgut

22 Dhjetor 2023, 19:29| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 20:15

  • Share

Këngëtarja Elsa Lila merr pjesë në “Festivalin e Këngës në RTSH” me këngën “Mars”, e cila vërtetë është një këngë emocionuese që përfshin shpirtërisht dëgjuesin gjatë interpretimit.

Kjo këngë është një kompozim i vetë këngëtares të njohur për publikun shqiptar dhe është dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi.

Kënga pasqyron sfidat dhe rrënimin shpirtëror që Elsa Lila ndjeu në periudhën ku u arrestua nga policia italiane, nën akuzën për trafikim droge.

Ndër rreshta, ajo ndan përvojën e saj personale, “Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane.

Disa muaj më pas, Elsa Lila u shpall e pafajshme nga autoritetet italiane, por sidoqoftë kjo ngjarje tronditi jetën e saj.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gje: 30/12/2023 03:17

    Tjeter nivel komplet kjo kenge. Eshte turp qe nje festival me Juri profesionale te mos e vleresoje. Elsa i beri nder festivalit qe erdhi dhe pruri kete kenge -- duhet te ishte fituesja, jo per cmime e honorare, por sepse eshte nje krijim i paster dhe i denje per muziken e lehte shqiptare. Po hajde e kujt i thua.... Rrofshin tallavate, mediokriteti dhe karagjozlliqet.

    Përgjigju
  • Xxx: 23/12/2023 07:45

    Po ku e kupton ky popull tallava kenget profesioniste

    Përgjigju
  • beni: 22/12/2023 20:21

    prandaj kishte vetem bertitje e gerritje

    Përgjigju
  • Hako: 22/12/2023 19:56

    U desh ky artikull qe te kuptojme nja 2 vargje te kenges.Kjo kenge , po ashtu si ajo e vitit te kaluar,jane krejt te pakuptueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?