Qendër për migrantë në Bruksel

Marrëveshja e BE-së, 20 mijë euro për çdo emigrant të refuzuar! Polonia dhe Hungaria kundër

9 Qershor 2023, 14:24| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 14:35

  • Share

Plot 12 orë negociata iu deshën vendeve të Bashkimit Evropian për të arritur marrëveshjen e re për emigracionin dhe azilkërkimin.

20 mijë euro për çdo refugjat që refuzon do të paguajë secili prej 27 vendeve anëtare që nuk dëshiron të marrë emigrantë. Të gjitha paratë do të kanalizohen më pas në një fond të përbashkët në llogaritë e unionit që do të përdoret për këtë qëllim.

Solidariteti i detyrueshëm dhe riatdhesim në vendet "tranzit" ishin pikat kryesore të marrëveshjes, ndërkohë që Polonia dhe Hungaria votuan kundër, në një dakordësi të arritur me shumicë të cilësuar. 4 vende të tjerra të Unionit si Malta, Lituania, Sllovakia dhe Bullgaria abstenuan.

Marrëveshja në Këshillin e Punëve të Brendshme në Luksemburg u arrit me insistimin e madh të Suedisë, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së dhe për këtë arsye ishte arbitri në negociatat për dy rregulloret kryesore të Paktit të ri për migracionin dhe azilin.

Një “vendim historik”, e cilësoi Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson.

Italia dhe Greqia, kanë kërkuar prej kohësh më shumë ndihmë për të përballuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet e tyre. Vendet si Gjermania dhe Suedia, kanë kundërshtuar numrin e tyre që shkojnë në tokën e tyre, ndërsa Polonia dhe Hungaria refuzuan të strehojnë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Vitin e kaluar, BE mori më shumë se 962,000 kërkesa për azil, shifra më e lartë që nga viti 2016.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me rregullat e reja pritet të miratohet në Parlamentin Europian deri në fund të këtij viti.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ballkani perendimor: 09/06/2023 17:50

    Edhe ballkani perendimor duhet cdo emigrant ta ktheje ne BE vende fqinje sipas kesaj konvente (pra Greqi Bullgari Rumani Malta Italia dhe Spanja jane vendet e para nga ku futet nje emigrant ne rruge tokesore ndaj keto vende duhet te kene dhe ndihmaa te vecanta dhe specifikim logjik! Sa per Polonine me luften ne Ukraine eshte dera hyrese ndaj ska cfare ben vetem pershtatjes…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?