Marrin fund ditët e ngrohta, meteorologia në Report Tv: Nga e mërkura ulen ndjeshëm temperaturat, në zonat malore pritet dëborë

9 Janar 2023, 12:49| Përditesimi: 9 Janar 2023, 13:07

  • Share

TIRANË- Nga dita e mërkurë priten ulje të temperaturave, duke i dhënë fund kështu ditëve të ngrohta me diell që kanë përfshirë vendin tonë këto muaj. Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM tha shpjegoi në Report Tv situatën meteorologjike që pritet ditët në vijim, duke theksuar se nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shiut, që do të përfshijnë të gjithë vendin.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, meteorologia tha se në disa zona reshjet e shiut mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

“Nga dita e sotme kushtet të motit do ndryshojnë. Temperaturat gjatë ditës së sotme dhe ditën e nesërme mbeten në të njëjtat vlera termike. Ditën e mërkurë presim të kemi ulje të temperaturave dhe reshjet e shiut që do fillojnë që mesditën e sotme mund të sjellin edhe probleme në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, e gjitha pjesa e bregdetit për shkak të reshjeve intensive. Mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara urbane”, tha Gjoni.

Edhe Tirana do të përfshihet nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore dhe ato bregdetare reshjet do të shoqërohen me erë të fortë. Ndërkohë, prej ditës së mërkurë pritet që zonat malore të përfshihen nga reshje dëbore.

“Në Tiranë presim të kemi reshje të niveleve intensive, do jenë të shoqëruar më shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Bregdeti dhe zonat malore do shoqërohen me erë të fortë.  Ditën e mërkurë presim që reshjet e shit t’i lënë vend reshjeve të borës në zonat malore. Java e dytë dhe e tretë e janarit prite që të jenë situata normale, temperaturat të bien gradualisht dhe reshje shiu”, përfundoi Gjoni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?