Marrin dozën e parë të AstraZeneca, nis sot vaksinimi i mësuesve në Berat

16 Mars 2021, 11:18| Përditesimi: 16 Mars 2021, 16:56

  • Share

Mëngjesin e sotëm ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 me AstraZeneca i mësuesve në Berat dhe Gjirokastër.

Në qytetin e Beratit procesi i vaksinimit do të zhvillohet në shkollën “Kristaq Capo”.

Mësuesit e parë kanë mbërritur rreth orës 9 në qendrën e përcaktuar dhe sipas planit gjatë ditës së sotme do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”.

Vaksinimi i mësuesve ka nisur ditën e shtunë pas mbërritjes së 38.400 dozave të AstraZeneca nga platforma COVAX.

Ora 11:35
Jo vetëm Berati, marrin dozën e AstraZeneca edhe mësuesit e Gjirokastrës

Përveç qytetit të Beratit, ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve edhe në Gjirokastër.

Rreth 578 mësues kanë plotësuar formularin për kryerjen e vaksinës anti-COVID AstraZeneca.

Procesi po ecën normalisht, megjithatë 292 mësues nuk do të kryejnë gjatë ditës së sotme vaksinën kundër COVID pasi ata janë prekur nga virusi ditët e mëparshme.

Gjirokastra në përpjesëtim me numrin e banorëve të saj, konsiderohet një qytet me risk të lartë sa i përket COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?