Skënder Gjinushi dhe Tonin Vocaj

Akademia e Shkencave ‘bëhet bashkë’ me Policinë e Shtetit për të forcuar bashkëpunimin! Ja marrëveshja e nënshkruar

21 Shtator 2022, 12:08| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 13:22

  • Share

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka lidhur një marrëveshje me Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit “për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore”

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e Akademisë së Shkencave, ku në takimin që u mbajt të hënën në Kryesi mes palëve  ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi; zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj; sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave akad. Shaban Sinani; akad. Ilia Mikerezi,  drejtues shkencor i Qendrës kërkimore e bioteknologjisë dhe gjenetikës, ASH; akad.Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore, ASH, etj.

Marrëveshja, sipas asaj që thuhet në njoftimin e ASH-së ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?