Marrëveshje historike midis LSDM dhe Besa, nënshkruhet koalicioni parazgjedhor

27 Shkurt 2020, 15:34| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 15:35

  • Share

Ndërsa zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do zhvillohen më 12 prill, për herë të parë në historinë e shtetit të ri është nënshkruar një koalicion parazgjedhor mes një partie maqedonase dhe një partie shqiptare.

Lideri i LSDM-së, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe lideri i Besës, Bilal Kasami kanë firmosur koalicionin parazgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të muajit prill.

Pas nënshrimit lideri i ‘Besa’ i bëri apel votuesve shqiptarë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike kurse Zaev tha se bashkë me ‘Besën’ do ndërtojnë një shtet edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët dhe vllehët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?