Rama dhe Meloni

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, PD: Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

9 Nëntor 2023, 12:13| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 12:16

  • Share

Partia Demokratike insiston se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë transparencë për marrëveshjen e nënshkruar në Itali për 2 kampe emigrantësh në Portin e Shëngjinit dhe në Gjadër.

“Në vendin tonë rendi dhe siguria janë çështje kritike... krimi i organizuar sfidon e kontrollon çdo sektor, Lezha është zonë “e preferuar”.

Ata që kanë shkaktuar e janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, kishin detyrimin ligjor që të zhvillonin një proces transparent e të gjerë diskutimi e konsultimi në nivel vendor e qendror;

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë për këtë çështje, sepse qytetarët nuk mund të gjenden përballë faktit të kryer apo të jenë spektatorë të axhendës së Edi Ramës. Partia Demokratike do ti drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.”- tha Alfrida Dedgjonaj, nga kryesia e PD-së.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?