Foto nga momenti i shkëmbimit

Marrëveshja Rusi-Ukrainë, shkëmbehen të burgosur dhe ushtarë

31 Janar, 15:25| Përditesimi: 31 Janar, 15:26

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se 207 të burgosur janë kthyer në Ukrainë. Ndërkaq, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se secila palë ka marrë 195 ushtarë si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi, raporton Sky News.

Ky është shkëmbimi i parë i tillë që nga rrëzimi i një avioni transporti ushtarak rus javën e kaluar, për të cilin Moska thotë se transportonte 65 ushtarë ukrainas përpara një shkëmbimi të planifikuar.

Rusia pretendon se Ukraina e rrëzoi avionin dhe të gjithë 74 personat në bord u vranë.

Ukraina as nuk e ka konfirmuar as mohuar akuzën dhe ka kërkuar prova se kush ishte në bord.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?