Marrëveshja PS-Rithemelimi, Sefa: Pazari i rinovuar i 2008-ës, goditje përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit

17 Mars, 17:14| Përditesimi: 17 Mars, 17:16

  • Share

1710692072_sefa.jpg

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa përmes një deklarate ka artikuluar sërish akuza në drejtim të marrëveshjes mes mazhorancës dhe Rithemelimit për t'i dhënë fund kaosit në Kuvend.

“Pazari i rinovuar i vitit 2008 midis Ramës dhe Berishës po shfaqet publikisht çdo ditë e më shumë për qytetarët shqiptarë”, tha Sefa. 

"Rama bashkë me partnerin e tij të vjetër, Berishën, më në fund gjeti mundësinë që të legjitimojë dëshirën e tij të kahershme për të mos penguar të kandidojnë persona me precedentë penal. Edi Rama, nepermjet Damian Gjiknurit, kerkon qe te amnistoje personat me precedente penale per te qene kandidate. Kjo per faktin se Rama e ka te pamundur te fitoje pa krimin e organizuar ne lista, ndersa partneri i tij strategjik kerkon te amnistoje veten qe te mundet te jete pjese e listave ne zgjedhjet e vititit te ardhshem", thotë më tej në deklaratë.

Sipas Sefës kryeministri Rama ka propozuar ndryshime në ligjin për dekriminalizimin, vetëm pasi ka mbyllur marrëveshjen me Rithemelimin.

"Pazarit të dyshës Rama-Berisha për të mbyllur listat, për mos të lejuar diasporën të votojë, për ti dhënë Ramës në tavolinë 6 mandate si pasojë e kësaj ndarje rajonale, ju shtua dhe një element i ri siç është goditja përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit. Fakti që Rama pati guximin të propozojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit vetëm pasi mbylli pazarin e radhës me Sali Berishën, tregon që bashkëpuntorët e vjetër e kanë gjetur përsëri rrugën për të dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe për të ruajtur interesat personale. Kërkesat e të gjithë partive politike si dhe të grupeve të interesit për hapjen e listave për votimin e disporës, për votimin elektronik për barazinë e votës nuk u dëgjuan nga dyshja Rama-Berisha, të cilët me pazarin e radhës duan ti imponojnë qytetarëve vullnetin e tyre, madje duke kandiduar dhe njërëz me preçedent penalë të cilët ligji i dekriminalizimit i pengon"


Lajmi kryesor:

Negociatat për normalitet në Kuvend, Basha: S'është marrëveshje për anëtarësimin në BE! Duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit 


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?