Edi Rama dhe Erdogan

Marrëveshja për drithin nga Ukraina zgjatet me 2 muaj, Rama: Urime për Erdogan dhe rolin e tij vendimtar

18 Maj 2023, 17:07| Përditesimi: 18 Maj 2023, 17:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka uruar Erdogan për rolin e tij vendimtar lidhur me zgjatjen me dy muaj të marrëveshjes së drithit nga Ukraina. Rama shkruan se sigurimi i një furnizimi pa ndërprerje të drithërave në tregje botërore është me rëndësi kritike për të garantuar siguri ushqimore në mbarë botën.

“E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për @RTerdogan për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën.”- shkroi Rama.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, bëri dje me dije se nisma për drithërat në Detin e Zi është zgjatur me dy muaj të tjerë. Ai u shpreh se marrëveshja u zgjat edhe dy muaj falë përpjekjes së Turqisë dhe me kontributin e ukrainasve. Kjo u arrit 2 ditë para se të skadonte marrëveshja.

Turqia arriti të negocionte në mënyrë që Rusia të mos bllokonte largimin e anijeve nga dy porte ukrainase. Për këtë, Erdogan tha se shpreson që marrëveshja të sjellë përfitim për të dyja palët.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kleo: 18/05/2023 19:19

    Shpresoj qe gjithmone te keni marredhenie te mira me Ukrainen

    Përgjigju
  • Arla: 18/05/2023 19:19

    Shume vendim i mire ky per te gjithe

    Përgjigju
  • Olsi: 18/05/2023 19:18

    Nje nga vendimet me te mira

    Përgjigju
  • Nori: 18/05/2023 18:56

    Vendim shume i mire

    Përgjigju
  • Eni: 18/05/2023 18:55

    Ndihme e madhe per to

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?