60% e shqiptarëve nuk janë dakord me marrëveshjen e nënshkruar nga PD-LSI për një koalicion qeveritar pas zgjedhjeve nës dalin fituese. Në sondazhin e bërë të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, te bërë publik ditën e sotme në emisionin “Repolitx”, 37% e të pyeturve e kanë cilësuar si “negative” këtë marrëveshje, ndërkohë që 23% të tjerë “shumë negative”. Thënë në një plan më të gjerë 60% nuk janë dakord, e ndërsa 36% e vlerëson pozitivisht. 4% kanë zgjedhur që të mos përgjigjen.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i katërt i Piepolit në Report Tv/ PS merr mandatin e 3-të, opozita së bashku nuk arrin shumicën! Rritet PD me aleatët, LSI përgjysmohet nga 2017
B.K.//ReportTv.al