80 shtetas italianë, të cilët gjendeshin në vendin tonë pas masave të marra për mbylljen e kufijve me qëllim evitimin e përhapjes së COVID-19, janë kthyer në shtëpi. Personat janë nisur me traget në drejtim të portit të Barit pak minuta më parë. Lundrimi i tyre u bë në bazë të një marrëveshje mes Ministrive të Jashtme të 2 vendeve.
Së bashku me shtetasit Italian, drejt Italisë u nisën edhe 23 shqiptarë me pasaporta italiane duke çuar në 103 numrin e personave të nisur drejt shtetit fqinj.
Shtetasit u kontrolluan më parë nga autoritetet shëndetësore vendase, duke rezultuar negative për COVID-19.