Foto ilustruese

Bota

Marrëveshja mes Anglisë dhe Shqipërisë për deportimin e shqiptarëve që shkojnë ilegalisht, The Guardian: Nuk do të zbatohet për ata që kërkojnë azil

27 Shtator 2022, 17:00| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 18:51

  • Share

ANGLI- Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ish-sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel në korrik të vitit të kaluar për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht në Angli, mediat britanike njoftojnë se ajo nuk do të zbatohet për azilkërkuesit.

"The Guardian" shkruan se autoritetet britanike kanë konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe.

Përjashtimi i shqiptarëve që kërkojnë azil nga deportimi u bë duke nisur nga një letër e dërguar nga avokatët që punonin për Organizatën e Bamirësisë për refugjatët Care4Calais , e cila kishte sfiduar politikën. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Angli nuk do të preken nga marrëveshja.

 “Blitz PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në MB. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar.", tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, i dërgoi një letër qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”. Letra konfirmoi gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk ‘hyjnë’ por ‘mbërrijnë’ dhe duhet të trajtohen si pasagjerë që vijnë,” thuhej në letër.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?