Foto ilustruese

Marrëveshja me Spanjën, ekstradohet shqiptari i parë i kërkuar nga autoritetet

26 Gusht 2022, 13:51| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 14:40

  • Share

Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale që lidhen me drogë u ekstradua të premten drejt Spanjës.

23-vjeçari Renato Toro, banues në Fier, u arrestua më 6 maj nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Renato Toro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi një Gjykata Penale 2 e Vilanova-s në Spanjë, më 20 gusht të vitit 2021 kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj tij për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

Policia njofton se vijon bashkëpunimi me homologët e Spanjës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bryli: 26/08/2022 17:47

    Po pse ket tmarumin gjetet me nis tparin a skishte te tjer para ktij hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?