Yuri Kim

Marrëveshja me SHBA për gazin e lëngshëm, reagon Kim: Strategjike, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

13 Mars 2021, 14:35| Përditesimi: 13 Mars 2021, 14:37

  • Share

Dje Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror  në vendin tonë, një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe  ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme që jo vetëm që do të diversifikojë por dhe do të rrisë furnizimin me energji.

"Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme - jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet", shkruan mabasadorja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?