Marrëveshja me Italinë pritet të kalojë të enjten në Kuvend, Tabaku: “Skandal! Çuçi di se kur zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

19 Shkurt, 14:10| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:29

  • Share

 

Partia Socialiste bëri me dije se në seancën e radhës plenare pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit të PS-së Bledi Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës. Pikërisht në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Ajo e cilëson skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës. 

“Më duket skandaloze që kryetari i Grupit të PS di se kur do të zbardhet vendimet Gjykatës Kushtetuese. Është e pa tolerueshme dhe e pa konceptueshme në ndarjen e pushteteve dhe në drejtësinë që ne duam dhe po ngremë që kryetari i grupit të PS të thotë se do të zbardhet për pak ditë vendimi. 

Këtë shtet e mbajnë ligjet, procedura dhe institucionet. Nëse bien parimet, bien shtyllat që kontrollojnë edhe balancën e pushtete dhe ruajnë parlamentin që të mos bëhet zgjatim i qeverisë, atëherë ndodhemi në një moment shumë të rrezikshëm”, tha Tabaku. 


Lajmi kryesor:

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PS: Të enjten në Kuvend! Kalojmë edhe amnistinë penale, diskutime me opozitën për 84 votat


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?