Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Zaçaj: Shteti shqiptar ka juridiksion në zonën ku do ndërtohen kampet

5 Shkurt, 10:59| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:23

  • Share

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka folur në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, së cilës më 29 janar Kushtetuesja i dha dritën jeshile.

Zaçaj tha se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion mbi këtë zonë.

“Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hiearkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.


Lajmi kryesor:

Kryetarja e Kushtetueses mesazh politikës: Zbatimi i vendimeve tona është rruga e vetme! Vota emigrantëve detyrim ligjor


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?