Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon padinë e Bashës

22 Dhjetor 2023, 14:45| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:14

  • Share

Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar padinë e bërë nga Lulzim Basha përsa i përket marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ktheu kërkesën e Lulzim Bashës për plotësim dokumentacioni, por pasi u dorëzua sërish në gjykatë, është vendosur që të mos legjitimohet dhe të mos merret në shqyrtim.

Në argumentin e dhënë për mos-legjitimimin e padisë së Bashës, Gjykata Kushtetuese nënvizon se çështja nuk është në interesin e subjektit “Partia Demokratike”.

“PD nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës pasi nuk provohet interesi i saj i i drejtëpërdrejtë në çështjen e ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj, ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se pretendimet e kushtetueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mes subjekteve që mund të dorëzojnë padi në GJK për një çështje të caktuar janë, kryeministri, presidenti dhe 1/5 e deputetëve. Në këtë rast, kërkesa e dorëzuar nga Lulzim Basha si kryetar i PD, nuk legjitimohet për shkak se marrëveshja nuk është në interesin e partisë politike.

Marrëveshja me Italinë u pezullua pasi Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e firmosur nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha të cilët e konsideruan si antikushtetuese.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulikokrra.k.: 22/12/2023 22:58

    Luli Mund Te beje kerkese si pale e interesuar ne gjyqin e berishes dhe bardhit per ceshtjen dhe te marre pjese aty afer berishes sic I ka ndenjur gjithmone afer dhe Te duartrokase bravo shef I modh je . Ty ata ja qe I shkopin ti thote Kur Te jepet vendimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?