Gazment Bardhi

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Bardhi kërkesë në 'Kushtetuese': Seanca të jetë e hapur për mediat dhe publikun

12 Janar, 10:34| Përditesimi: 12 Janar, 10:47

  • Share

Grupi i Gazment Bardhi ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që seancën për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë ta shqyrtojë në seancën e hapur për publikun. Në shkresën drejtuar këtij institucioni që mban firmën e Gazment Bardhit, argumentohet fakti se seanca duhet të jetë e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rëndësi të veçantë. 

Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohet nga ata anti-kushtetuese. Seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

Marrja në shqyrtim e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, solli automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, gjë që ishte planifikuar të bëhen në seancën plenare të 14 dhjetorit. Kryeministri, Edi Rama nuk preferoi të jepte komente, duke thënë se një gjë e tillë është në të drejtën e Gjykatës Kushtetuese.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane në 5 dhjetor dhe u dërgua në parlamentin italian për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 12/01/2024 10:44

    Po ju nuk doni seanca! Po ju doni shkatërrim ,djeg'je,dhun ,po përse po e qon në kushtetuese? Ju nu poe lëni që seancat të bohen,se ju keni profesor Berishen që ju kap nga veshi të gjithve ju që i shkoni mbrapa,këtij non gratës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?