Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kryemadhi: Minishengeni njohu Kosovën me të drejta të barabarta, ra teza e Ramës

7 Shtator 2020, 22:16| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 22:30

  • Share

Marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, për Kryemadhin është e mirë por që duhet parë në vijimësi se si do të shkojnë gjërat. Ajo tha se në këtë takim u rikonfirmua minishengeni, por jo teza e Ramës që donte të linte jashtë Mitrovicën. Sipas saj rikonfirmimi i minishengenit është njohja e Kosovës me të drejta të barabarta nga Serbia.

"Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e kamë përshëndetur, është një marrëveshje që vlen për tu parë. Ajo është një rikonfirmim i minishengenit për sa i përket të drejtave të barabarta, njohjes së Kosovës, është një hap i parë i lëvizjes së ekonomisë, por do të shikojmë si do të vazhdojmë më pas me bisedimet që do të vazhdojnë në Bruksel. Teza e Ramës u prish se si donte të linte Mitrovicën dhe eshtrat e Isa Boletinit në Serbi. Ajo çfarë ndodhi në Uashington nuk ishte teza e Ramës për minishengen, por të presim si do shkojnë gjërat", tha Kryemadhi.

Minishengeni ka qenë shumë e sulmuar nga opozita dhe nga politikanë të Kosovës, por me rikonfirmim e Trump të gjithë nxituan ta përshëndesnin. Që në krijimin e idesë së minishengenit dhe zhvillimit të takimeve mes vendeve, Rama ka thënë se Kosova do të jetë në këtë projekt me të drejta të barabarta si gjithë vendet e tjera dhe se duhet t'i bashkohet nismës, por në atë kohë të gjithë e sulmuan.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në Report Tv: Kryeministri i përdor listat e hapura për të hequr vëmendjen nga situata! Basha është joshur për t'u afruar me Ramën, por ka rezistuar


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?