Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Haxhiu për Report Tv: Trump përdori Hotin për të përmirësuar figurën e tij në politikën e jashtme

7 Shtator 2020, 22:47| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 22:55

  • Share

Albulena Haxhiu, kryetare e kryesisë së lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë në një lidhje me skype në emisionin "5 Pyetje me Babaramon" në Report Tv  tha se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përdorur Avdullah Hotin për të përmirësuar figurën e tij në politikën e jashtme, për zgjedhjet që do të mbahen në SHBA në nëntor. Ajo thekson se ajo marrëveshje nuk ka të bëjë me asgjë ekonomike apo me pika të tjera por vetëm me interesin e Trump për të treguar se po punon me politikën e jashtme dhe me vende që kanë probleme siç është Kosova dhe Serbia.

"Asgjë nuk thuhet për ekonominë në atë marrëveshje, pasi  çështja dërrmuese ka lidhje me zgjedhjet e Trump.  Atij i duhet që para zgjedhjeve të punojë me politikën e jashtme apo me vendet që kanë probleme, por ne nuk duhet të lëshojmë pe për çështje të integritet vetëm për çështje zgjedhjesh. Por politikanët servilë i ka gjetur në Kosovë dhe që drejtojnë", tha Haxhiu. 

Ajo thotë se VV ka kundërshtuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit do vetëm të përfitojë duke mos e njohur Kosovën.

"Kemi kundërshtuar marrëveshjen e firmosur nga Hoti, kemi përmendur disa prej çështjeve që i kemi konsideruar të rrezikshme apo të dëmshme. Ajo është qeveri e paligjshme se nuk e ka mbështetjen e njerëzve. Vazhdon të mbetet problem zotimi për Mini-Shengenin, edhe pse Rama e ka mbështetur ne e kemi kundërshtuar. Mnishengeni është i dëmshëm, Serbia do të marrë privilegje por të mos kohë Kosovë, Serbia do  të pajtohet me Mini-Shengenin për interesat e tij", tha ajo.

Haxhiu përmendi edhe mollën e sherrit mes Serbisë dhe Kosovës, liqenin e Ujmanit, një prej pikave të marrëveshjes, ku sipas saj pa furnizimin e tij Kosova nuk ka as ujë dhe as energji elektrike.

"Pa liqenin e Ujmanit Kosova s'ka as ujë as energji elektrike, ku 90% është në territorin e saj dhe furnizohet 35% e banorëve", tha Haxhiu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 08/09/2020 01:29

    E nderuar zonja Albulena jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi ka servila qe per postet e tyre dhe per tu pranuar me cdo kusht ne BE po i shesin Greqise bregdetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?